Sonte është martuar djali i kryetarit të komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Fahriu.
Në dasmen e tyre ishin mysafir edhe vëllau i heronjve të kombit, Adem e Hamëz Jashari, baca Rifat bashkë me nipin e tij, Bekimin.
Me këtë rast Bekim Jashari ka shkruar:
“Bashkë me mixhën e dashur Rifat dhe me miq e shokë në dasmen e djalit të mikut tim të çmuar, Xhafer Gashi, Fahriut.
Qiftit të ri, Fahriut dhe Kaltrines i uruam martesën, duke iu dëshiruar shëndet, fat e mirësi gjatë tërë jetës.
Faleminderit për mikpritjen mik Xhafer Gashi!”