Ndalohet për kontroll një veturë në Vërmicë, pasagjerit i gjenden mbi 18 mijë euro të padeklaruara.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit, sot oficerët doganor në Vërmicë gjatë kontrolleve rutinore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës, ku janë gjetur 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.
“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklarara. Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e Doganës.