Gratë hapin restaurant në Drenas, Drejtoresha Thaçi u jep mbështetje në fuqizimin e tyre

 

Gratë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave hapin resturantin “Te Anna” me ushqime tradicionale

Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave ka zgjeruar edhe më shumë aktivitetet e saj me hapjen e restaurantit “Te Anna” në Drenas.

Në këtë restaurant do të servohen ushqime tradicionale të cilat përgatiten nga gratë e kësaj qendre të cilat përmes shitjes së produkteve tyre do të vetëpunësohen duke ndikuar në rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike tyre.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi theksoi se ky restaurant i ka munguar qytetit të Drenasit, dhe se do të ndikoj në fuqizimin ekonomik e social të grave.

Ndërsa, edhe udhëheqësja e kësaj qendre, znj. Kadire Tahiraj duke falëndëruar donatorët për ndihmën ndaj organizatës, shprehu knaqësinë që gratë do kenë një lokal që mund ta frekuentojnë dhe të shërbehen me ushqime tradicionale nga gratë e qendrës.

Urime dhe shumë suksese për gratë punëtore të QPDG-së