Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se ka vdekur vajza e axhës së tij.
Ai e ka përshkruar si grua e nënë të shkëlqyer.
Postimi i plotë:
Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare vajza e axhës, Naxhie Lushtaku-Rreci. Ajo ishte grua e dashur e nënë e shkëlqyer. Përveç mallit e zbrazëtisë, ajo po lë pas fëmijë të mrekullueshëm të cilët i rriti e edukoi me nder e krenari.
Pushoftë në paqe!