E rëndë: Vetura shkel për vdekje një fëmijë në Istog

Një fëmijë në fshatin Kovragë të Istogut, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të hënën mbrëma.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima është goditur nga një veturë.

Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur, pasi i dyshuari nuk u është përshtatur kushteve të rrugës.

“Viktima është dërguar në QKMF në Istog dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë dhe si pasojë e lëndimeve, ai ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.