Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat postime të ndryshme, ndërsa nuk mungon as me këshilla e sugjerime për tema të ndryshme.
Dafina në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë të jetës ishte përballur me depresion dhe ankth.
Artistja tregoi se për t’u kuruar nga kjo gjendje ishte këshilluar me një psikologe, duke thënë se nuk askujt nuk duhet t’i vijë turp të kërkojë ndihmë në raste të tilla.
E njëjta së fundmi ka bërë një postim në Twitter, i cili ka të bëjë me shëndetin mendor teksa inkurajon ndjekësit që ta marrin seriozisht dhe të ndihmojnë këdo që ka probleme.
“Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor dhe ndihmoni këdo që e keni afër pavarësisht se çfarë, apo se si. Mos u nxito të gjykosh, kurrë nuk e di se çfarë po përjeton personi, veçanërisht mendimet që ka në kokën e tij. Ne nuk jemi njësoj, nuk mendojmë njësoj. Por të gjithë jemi njerëz”, ka shkruar ajo