Pas goditjes nga rrufeja në mbrëmjen e djeshme, sot ka vdekur biznesmeni nga Llausha e Skenderajt,Xhavit Babaj, 62 vjeç.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 15.08.2022 (e hënë), në ora 13:00 në fshatin Llaushë, lagjja Babaj.
Stafi i RTV Okarina shpreh ngushëllime për familjen Babaj për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre Xhavit Babaj.
Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe tre persona tjerë kanë humbur jetën.
IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima.