Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Në orët e mbrëmjes së datës 10 gusht 2022, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Burim Muli” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor mbi dyshime të arsyeshme kanë ndaluar të dyshuarin A. S., 22 vjeçar, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike në peshë prej 1.7 gram .
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.