“Nuk të jap fletëleshimin për me u transferu në Trepçë 89’ pa e nenshkruar që heq dorë nga borxhi qe ti ka klubi në vlere prej 5,750 euro; edhe me kallash me ardhë se ne fletëleshim nuk të japim” me këto fjale i është drejtuar presidentja e klubit të Drenicës, Mihane Kodra – Bekteshi prinidit të futbollistit të talentuar, Egzon Fazliu, i cili dje ka nisur stervitjet në klubin nga Mitrovica, zbulojnë burime të portalit rajoni.org.
Sipas të njejtave burime i mbështetur për muri futbollisti në fjale për shkak të karrieres ishtë detyruar që të heq dorë nga mjejtet për të cilat me djersë e mund i kishtë fituar.
Ky veprim i drejtuesve të klubit të futbollit Drenica ndaj këtij futbillisti që ka pasur oferta edhe nga Dukagjini e Malisheva, ka ngjallur një indinjat në opinionin e Skenderajt, pasi që këtu dyshohet që politika i ka futur duart në futboll, sepse presidentja Bekteshi – Kodra është anëtare e kryesise se PDK’së në Skenderaj, fituese e tenderave ndërsa familja e futbollistit është përkrahëse e ish kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.
Poashtu, Rajoni mëson se borxhi i Drenicës ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve kapte shifrën e 144 mijë eurove, por një pjesë e këtij borxhi është shlyer tashmë.
Drenica dhe pesë klube të tjera kosovare u përballën me ndalesë merkatoje nga FIFA këtë verë, përfshirë Prishtinën dhe Llapin nga Superliga.shkruan Rajoni.org/