U.d. Presidentja Osmani, i ka uruar sot mirëseardhjen ambasadorit të Luksemburgut, Patrick Heck

 

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck.

U.d. Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën e dhënë për Kosovën në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

 

 

Osmani ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.

/RTV-Okarina/