Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim ish Komandantin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën sot në takime të ndara takim ish-Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Erhard Buhler.
Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari shprehën kënaqësinë për vizitën e Gjeneralit Buhler me të cilin biseduan kryesisht rreth situatës së sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.
Ndërsa, në takim me Ministrin Mehaj dhe Gjeneral Buhler u diskutua për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, më konkretisht procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe. Më tej, Ministri Mehaj e njoftoi Gjeneral Buhler rreth zhvillimeve dhe proceseve në të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, me ç’rast shprehu falënderimin e tij për gjithë mbështetjen që ka ofruar gjatë kohës sa ka qenë në pozitën e Komandantit të KFOR-it dhe për mbështetjen që është duke na ofruar edhe tani.