Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka me pas luftë.

Ajo ka porosit që të mos ndjellet frikë e panik.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”,tha ajo.

Çitaku gjithashtu theksua se kas pas luftë në Kosovë para 23 vitesh, duke shtuar se disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.

“Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”,deklaroi ajo.

Ky reagim i ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku erdhi pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur.

Kryeministri ka bërë të ditur se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën./Lajmi.net/