Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka falendëruar Amerikën dhe presidentin Joe Biden për atë që kanë bërë për Kosovën.
Geci thotë se e falendëron SHBA-në nga toka deri në qiell, por falendërim sipas tij, për Amerikanë ka edhe populli liridashës i Kosovës për hedhjen poshtë të Zajednicës.
Ai thotë se SHBA ia përplasi fytyrës Zajednicës tradhtarëve dhe nënshkruesve, miratuesve parlamentar dhe atyre që tentuan ta zhbëjnë Kosovën.
“Ata që i kanë bërë dëme Kosovës me marrëveshje të kqija, duke lejuar të ndërtojnë listën e Beogradit me 10 deputetë, duke nënshkruar Zajednicën me kompetenca ekzekutive, duke ndërtuar fshatrat komuna, duke i humbur 8226 h tokë Rugove, duke lobuar për ndarje, për herë të parë Biden ua hodhi në oxhak dhe ua kalli para turive projektin e nënshkruar dy herë dhe të ratifikuar në parlament nga gishtat e tradhëtarve”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, Biden ua prishi ligjvënësve që e ratifikuan me gishta tradhtinë e shekullit gati të kapitalizuar.
“Falendërimi ju takon edhe këmbëngulësisë të presidentes Vjosa Osmanit, dhe kryeministrit Albin Kurtit që rezistuan karshi tradhtarëve të brendshëm dhe atij të jashtëm duke kundërshtuar me sa fuqi që kishin për t’mos u miratuar kjo tradhti, por ja që sot presidenti Biden vuri gurthemelin e shtetit të Kosovës, themele këto të minuara nga tradhtarët e atdheut, nga sot Kosova është ndryshe, ne si popull po marrim frymë më lirshëm dhe më thellë ngase tradhtarët e atdheut na ngulfatën frymëmarrjen, dhe deshën të na e zhbënin atdheun”, shprehet Geci.
Ai thekson se është turp historik dhe KRlM tradhtie kombëtare për ata shqiptarë që e përkrahën dhe deshën ta bënin Zajednicën.
“‘Kjo është një fitore a madhe e shqiptarëve kundër antishqiptarëve’, thotë avokati Ngjela për Zajednicen. Besoj dhe jam fort optimist se ndarja dhe korigjimi i kufijve do zhduken si fluskë bore karshi veprimeve që e mori presidenti i jonë, Bideni për Zajednicën. Edhe një herë thank you Biden, thank you Amerikë”, përfundon Halil Geci.