Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që humanistin madh shqiptar ta shpall, Halil Kastratin, “Qytetar Nderi” i qytetit të minatorëve.
Kuvendi Komunal në seancën e mbajtur sot ka miratuar unanimisht propozimin që Kastratin ta shpall nderi i qytetit të Mitrovicës, Jepi zë.
Titulli pritet t’i dorëzohet në një seancë tjetër solemne në prani të asambleistëve dhe mysafirëve tjerë të ftuar.
Ndryshe Fondacion “Jetimat e Ballkanit” që udhëhiqet nga Halil Kastrati, ka marrë përsipër ndërtimin e QKMF-së, objekti i cili pritet të fillojë së shpejti në ish objektin e Ujësjellësit në rrugën “Bislim Bajgora”.