Ndodhë edhe kjo, me veturë zyrtare në dasmë

IndeksOnline ka raportuar sot se vetura zyrtare e kryetarit të Dragashit, Bexhet Xheladinit, është parë në një dasmë në Prizren.

Pas publikimit të lajmit, nga zyra për informim në komunën e Dragashit janë arsyetuar duke thënë se kryetari Xheladini së bashku me Drejtorin për Ekonomi, Financa e Zhvillim, Qamil Kolloni, sot në Prizren kanë pasur një takim zyrtar.

Sipas njoftimit, kryetari me të përfunduar takimin ma shfrytëzuar rastin ta uroj një kolegë të tij për martesën e djalit.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me shkrimin e IndexOnline “Vetura zyrtare e Kryetarit të Dragashit në Dasmë”, zyra për informim e Kryetarit të Komunës së Dragashit bënë këtë sqarim: Kryetari Xheladini së bashku me Drejtorin për Ekonomi, Financa e Zhvillim, z. Qamil Kolloni, sot në Prizren kanë pasur një takim zyrtar.

Takimi është pjesë e përgatitjeve për vizitën që do t’i bëhet komunës së Zhelinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e që ndërlidhet më projektin IPA, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu ata vizituan dhe vendin ku planifikohet të bëhët Qendra Informative Turistike me objektet përcjellëse.

Kryetari, pas mbarimit të takimit, ka shfrytëzuar rastin, (meqenëse ka qenë në Prizren), dhe ka uruar një kolegë të tij për martesën e djalit. Është e sigurt se, kryetari nuk ka qenë për t’u regjestruar në fakultet, e as për të kaluar ndonjë provim. I ka mbaruar me kohë këto gjëra.

Dhe mos harroni: Bexhet Xheladini është kryetar komune shtatë ditë në javë, pra dhe të shtunave edhe të dielave.