As këtë vit nuk fillon ndërtimi i Kompleksit “Adem Jashari”, Zogaj tregon kur fillon projekti (Video)

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj në një intervistë për RTV Okarina, ka folur rreth projektit për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”në Prekaz, projekt ky i cili parasheh konservimin e kullave dhe rregullimin e tërë zonës prej disa hektarëve.

Zogaj ka treguar që këtë vit nuk fillon ndërtimi i kompleksit pasi që tani sipas tij jemi duke pritur që të fillojmë me procedura për shpalljen e tenderit për hartimin e projektit në bazë të të cilit do të realizohen investimet në Kompleks.

Ai për RTV Okarina ka permendur fillimin e vitit 2023 si kohën kur do të fillojë ndërtimi i kompleksit të lënë në gjendje të mjerueshme dhe me rrezik të madh për shembje të kullave. /RTV Okarina/