Rrahen politikanët serb, për shkak të mospajtimeve rreth Kosovës (Video)

Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë rrahur në qendër të këtij qyteti serb, ku shumë qytetarë të habitur shikonin të shokuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, deri të rrahja erdhi si pasojë e mospajtimit rreth çështjes së Kosovës, e siç mund të shihet në video ata nuk kursejnë asgjë.

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa krejt në fund të rrahjes një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Ajo çfarë ka habitur me shumë opinionin në Serbi është mosha e tyre dhe guximi që të qërojnë hesapet në qendër të qytetit, kur ata do të duhej të jepnin shembull për të tjerët.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.