Dhunohet fizikisht një grua në Skënderaj

Një person në Skenderaj e ka bërë për spital bashkëshorten e tij, shkruan portali rajoni.org.

Ai ka ushtruar dhunë fizike, duke bërë që viktima të dërgohet për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur me datë 29 korrik në Skenderaj.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Rajoni.org/