Drejtoresha e spitalit në Mitrovicë jep detaje lidhur me të lënduarit Kosovaro-Zvicerian

Luljeta Buçinca Zhubi, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë ka dhënë detaje në lidhje me kosovarët të cilët shkonin në Zvicër nga Kosova, që kërkuan ndihmë në këtë spital pas barrikadave në veri të Mitrovicës.

Sipas saj këta persona janë pranuar në spital me lëndime nga aksidenti  në komunikacion e jo nga lëndimet apo rrahjet nga ana e serbëve siq është raportuar.