Në Mitrovicë, rrugëve janë paraqitur njerëz me maska

Radio Evropa e Lirë që është medium që financohet nga SHBA, raporton se në veri janë parë njerëz me maska, shkruan Mitrovica SOT.
Orë më herët serbët në veri të Mitrovicës kanë lëshuar alarmin e njohur si “uzbuna” që u shërben si thirrje për grumbullim. Kjo vjen si reagim pas njoftimit nga qeveria e Republikës se nga nesër do të fillojë zbatimi i masave të reciprocitetit në raport me targat dhe dokumentet e identifikimit. Serbët janë përgjigjur duke dalë në rrugë e tashmë ka filluar dhe bllokimi i rrugëve me kamionë nga ana e tyre.
Për shkak të bllokimit të rrugëve, Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim për udhëtarë në Bërnjak dhe Jarinje.