Treni që u aktivizua si një projekti rekreativ e që u tha se e solli Agim Bahtiri, nuk po qarkullon më rrugëve të Mitrovicës.
Dikush ndaljen e trenit të famshëm lodër që u promovua goxha nga Bahtiri, e lidhi me humbjen e këtij të fundit në zgjedhjet e 17 tetorit, e dikujt tjetër i pengoi vendi ku është parkuar, pasi mjeti në fjalë e ka zënë trotuarin e këmbësorëve.
Kryetari aktual Bedri Hamza ndaloi trenin ne Mitrovicë ku fëmijët nga qyteti i Mitrovicës argëtoheshin me këtë tren.
Pronari i trenit për Rtv Okarina deklaron se ky tren ka funksionuar ne periudhën sa ishte në pushtet Agim Bahtiri, dhe nuk ka të bëjë asgjë me Agim Bahtirin, përkundrazi pronari është simpatizant i flakt i PDK-së.