Mërgimtarët torturohen në kufirin Hungari-Serbi, shikoni pamjet

Muaji i korrikut dhe gushtit janë dy muajit gjatë të cilëve më së shumti, shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit kthehen në vendin e tyre.

Ky fluks i mërgimtarëve bënë që gjithherë të krijohen kolona të gjata të pritjes në pikat kufitare.

Edhe pse si çështje është diskutuar shumë herë, ajo ende nuk ka gjetur një zgjidhje e cila do ua lehtësonte mërgimtarëve kthimin në vendin e tyre.

Kësisoj, përveç pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, lajmi.net ka siguruar video ku shihet një kolonë e gjatë e pritjeve të mërgimtarëve për të kaluar kufirin Hungari-Serbi.

Ashtu siç mësohet, këto pritje të mërgimtarëve po zgjasin deri në nëntë orë.