Merkato e kësaj vere ishte e “çmendur” me shumë lëvizje të shumë yjeve nga një skuadër te tjetra.
Por qëndrimi apo largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United po vazhdon të bëhet “telenovelë”.
Siç dihet mirë, portugezi asnjëherë nuk kënaqet me pak dhe që të mungojë në Uefa Champions League duket e vështirë, e ndoshta edhe e pamundur.
Eshtë folur për tri destinacione të reja që janë të mundshme dhe qē do ia garantonin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve: Chelsea, Bayern dhe Real Madrid, por rikthimi tek “Mbretërit” duket që nuk planifikohet.
Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, Real Madridi në asnjë moment nuk e ka konsideruar rikthimin e Cristiano Ronaldos. Historia ka mbaruar.
Kështu që mbeten dhe dy opsione të tjera, për të “shpëtuar” Ronaldon nga mospjesëmarrja nē garën më të fortë për klube.
Merkato është e gjatë dhe gjithćka mund të ndodhē.