Policia e rajonit të Prishtinës rreth orës 01:00 ka kryer një kontroll në një lokal gastronomie në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, në zbatim të masave operative me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje.
Përgjatë kontrollit siç thekson policia brenda këtij lokali ka arritur që të gjente dhe të sekuestronte:
Një (1) revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm,
Gjashtë (6) copë fishekë, kalibër 9 mm, si edhe
Një (1) gëzhojë.
E derisa kontrolli ka vazhduar brenda lokalit, janë hasur edhe katërmbëdhjetë (14) persona ndaj të cilëve është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes.
I dyshuari: A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar nga policia dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetim për posedim të paautorizuar të armës.
/RTV-Okarina/