Mes sukseseve të qeverisë së tij, Kurti përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.
Po ashtu, përmend dhe politikat sociale të qeverisë së tij që lidhen me mbështetjen e pensionistëve, studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve gjatë muajve të fundit të krizës.
Teksa përmend dhe çështje të tjera, përfshirë vizitën në SHBA, Kurti duke iu drejtuar qytetarëve, u ofron bashkëpunim dhe thotë se është i hapur për propozime dhe sugjerime. /GazetaExpress/