Rreth orës 23:00 së datës 29 korrik 2022, në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, si rezultat i veprimeve është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, me ç’rast në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.A., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.