Sot u betuan 251 ushtarë të rinj të Kosovës për të i’u bashkuar radhëve të ushtrisë sonë.
Ne ceremoni morën pjesë:
ZV.Kryeministër, z.Besnik Bislimi,
Zv.Ministër Syla,
Zv. Komandant i FSK-së, Gjeneral Cikaqi,
Zv. Komandant i KDS-së, Kolonel Lladrovci,
Drejtor i NALT, Gjeneral Hoppe, partnerë e aleatë,
Përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, familje të dëshmorëve dhe familje të invalidëve të luftës,
Familjar të rekrutëve,
Rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Media
M. Mehaj e tha fjalen kryesore, ku nder te tjera tha: “Është kënaqësi e veçantë të jem këtu para jush, sepse sot përveç ceremonisë së certifikimit po shënojmë edhe një arritje të përbashkët, rritjen e personelit ushtarak, brenda një viti jemi me mbi 1000 ushtarakë më shumë. Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak.
Të dashur ushtarë, për fund edhe një herë më lejoni t’iu urojë për suksesin tuaj.
Të dashur prindër, sidomos ju të dashura nëna, faleminderit që edukuat e rritet vajza dhe djem fisnik. Për sa kohë që kultivojmë gjenerata të tilla, vendi ynë do të frymojë lirshëm.
Faleminderit, urime e shumë suksese.”