Arrestohen dy persona për vjedhje
Me datën 26.07.2022, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion për dy raste të vjedhjes në dy lokacione në komunën e Shtimes.
Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kishin dalë në dy lokacionet , lokale afariste ( butiqe), ku kanë ndodhur vjedhjet e disa veshjeve të trupit ( xhinse dhe bluze ) dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet .
Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren dhe në bashkëpunim me hetuesit e stacionit të policisë në Fushë Kosovë, policët kanë arritur të identifikojnë dy personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe dje, datë 27.07.2022 rreth orës 19:00 kanë arrestuar personat e dyshuar me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 37 vjeçar dhe A.K (M/K) i moshës 25 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në komunën e Shtimes.
Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’Vjedhje’’.