Lushtaku e Nura privuan Skenderajn nga uji, për 8 vite qeverisje asnjë fshat me ujë, Bekim Jashari rreth 20

Dje Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Skenderajn, ku bashkë me kryetarin aktual, Fadil Nura kanë vizituar dhe promovuar disa projekte të filluara nga ish Kryetari Bekim Jashari.

Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për neglizhencë të kërkesave të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare në nivel qendror.

“E vërteta është që shumicën dërrmuese të komunave në Kosovë, i udhëheqin partitë opozitare, por kjo s’duhet të jetë pengesë për qeverinë dhe për kryeministrin Kurti që t’i mbështesë këto komuna, derisa kemi raste ta zëmë që qeveria merr vendime për t’i obliguar kafiteritë që t’iu çojnë ujë nga çeshmja atyre që porosisin kafe, qytetarët e Drenicës, të Skenderajt në veçanti i penalizon duke ua pamundësuar shërbimin e ujit të pijes edhe për nevojat më bazike”, theksoi lideri i PDK-së.

Sa për informimin e Memli Krasniqi, në kohën e qeverisjes së Sami Lushtakut dhe Fadil Nures për dy mandate, deri në vitin 2017, në Skenderaj, qeverisja komunale duke marrë parasysh që PDK kishte dhe pushtetin në nivelin qendror nuk ariti të bëjë asnjë fshat të vetëm me ujë të pijshëm, shkruan RTV Okarina.

Ishte Bekim Jashari ai i cili gjatë mandatit të tij bëri me ujë të pijshëm rreth 20 fshatra, kurse në 5 tjera ishin në finalizim.

Me ardhjen e Fadil Nures e Sami Lushtakut, jo që nuk u përfunduan ato 5 fshatra por edhe ato që tashmë kanë sistemin e ujësjellësit po ballafaqohen me ujë të pijshë. /RTV Okarina/