Biznesemenët që futen në grupin e më të fuqizuarve gjatë “regjimeve” të kaluara do të përballen me një gjobë të lartë të vendosur nga pushtetit i kryeministrit Albin Kurti. Gjoba peshon rreth 1 milionë euro. Është vendosur nga Doganat e Kosovës. Në muajin qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo gjobë milionëshe është shqiptuar për shkak të përfshirjës së kompanisë në një skemë kriminale me dy kompani tjera private. Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për këtë skandal.
Autoriteteve doganore të Kosoves për muaj të tërë me radhë i dërgoheshin dokumente nga korporata HIB Petrol. Aty shënohej se dokumentetet ishin të nënshkruara nga zyra ndërlidhëse e Greqisë, si subjekt pranues i derivateve të naftës. Importi i naftës për ambasadat, zyret ndërlidhëse e misionet e huaja lirohet nga akciza. Mirëpo këto dokumente ishin të falsifikuara, ka zbuluar Gazeta Insajderi.
Burimet e Gazetës Insajderi kanë treguar se drejtori i ri i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, ka shmangur të gjitha presionet lidhur me këtë rast duke mos komunikuar me asnjë vendimarrës qeveritar.
Detajet e mashtrimit të madh ndaj shtetit nga tri kompanitë e derivateve
Pas hetimeve disa mujore të intelegjencës së Doganave të Kosovës, me 19 mars ekipet e doganierëve patën zbarkuar në korporatën Hib Petrol, dhe dy kompanitë e tjera, pasi kishin gjetur se këto kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.
Importi i naftës për ambasadat, zyret ndërlidhëse e misionet e huaja lirohet nga akciza. Mirëpo këto dokumente ishin të falsifikuara, ka zbuluar Gazeta Insajderi.
Zyra ndërlidhëse e Greqisë në Kosovë nuk ia ka nënshkruar kurrë këto dokumente.
Ngjashëm si HIB Petrol kanë vepruar edhe kompania ‘Fer Petrol’ e ‘Alfa Trade’.
Alfa Trade llogaritet që ka bërë shmangie prej rreth 100 mijë eurove, ndërsa ‘Fer Petrol’ në vlerë prej mbi 60 mijë eurove.
Dy të arrestuarit tjerë ishin Hajdar Hajdari pronar i kompanisë ‘Alfa Trade’ dhe Mehdi Gjoka është pronar i kompanisë ‘Fer Petrol’
Hajdar Hajdari është vëllau i Isa Hajdarit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit.
Ndërsa, Mehdi Gjoka nga Drenasi është përfituesi i rregullt i tendereve nga qeverisja e Ramiz Lladrovcit.
Prokuroria Themelore e Prishtines pati kërkuar masën e paraburgimit për secilin prej tyre. Për Fatbardh Xhaferin e ‘HIB Petrol’ si dhe për drejtuesit e ‘Fer Petrol’ e ‘Alfa Trade’.
Gjykata Themelore ka refuzuar masën e paraburgimit. Ka vendosur që ndaj treshes të caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Policia e Kosovës, kur kishte arrestuar Fatbardh Xhaferin nga “HIB Petrol”,kishin njoftuar se edhe i dyshuari tjetër që ndodhet ende në arrati ishte Nazmi Kastrati.
Biznesmeni Nazmi Kastrati, pranari i fimës “Onazis”, kishte rënë në duart të policies në fillim të muajit prill.
Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, biznesmeni Kastrati ishte i përfshirë në rastin e naftës se kompanisë HIB Petrol, e cila derivatet që kishte futur në Kosovë si të deklaruara për ambasadat e huaja në Kosovë, ua ka shitur qytatarëve.
Kurse Dogana e Kosovës, njoftonte se këto tri subjekte i kanë shkaktuar dëm shtetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit.
“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga keto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi ështe se keto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhej në njoftimin e Doganës.