Mujë Krasniqi i njohur si Komandant Kapuçi ishte njëri nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të UÇK-së Lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiqit të Klinës dhe ra dëshmorë më 14 dhjetor 1998 sëbashku me 41 ushtarët e tij në kufirin shqiptaro–shqiptar pas një prite nga forcat ushtarake serbe. Pas luftës.
Mujë Krasniqi ishte komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës po ashtu ai ka qenë pjesmarrës në daljen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skënderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga policia serbe.
Muja qysh ne vitin 1990 ishte shënjester i milicisë serbe dhe sherbimit UDBA per aktivitete supersive dhe ilegale kundër Jugosllavisë, kur edhe ishte arrestuar dhe torturar nga policia serbe. Po ashtu edhe familjarët e tij ishin te përndjekur nga policia e cila familjen Krasniqi e quante familje terroriste. Ne vitin 1991, Muje Krasnqi plagoset ne Prekaz, pasi ishte në vizitë tek daja i tij. Luftetari Vesel Selimi e morri nën përkujdese deri sa u sherua. Ne vitin 1992 se bashku me dajorët e tij Rexhep e Sylejman Selimi morren ne mbrojte fshatin Ujëmirë të Klinës dhe ju bashkuan Jasharajve ne luften per liri.
Automjeti i tipit Opel Rekord, ka qenë njëri nga shoqëruesit e dëshmorit, Mujë Krasniqi, veturë me të cilën janë bartur armatime, ushtarë, duke shoqëruar dhe ndihmuar ushtarët e UÇK-së.
Njëri nga protagonistët dhe dëshmitarët e luftës se Mujë Kransiqit, gjithashtu edhe bashkëluftëtar i tij, Avni Krasniqi, ka treguar se si kjo veturë ishte dhuratë e një bashkëfshatari.
Vëllai i Mujës, Avniu ka theksuar për Telegrafin se automjeti është dhuruar nga një bashkëfshatar në vitin 1998.
“Veturën ja ka dhuruar dikush prej fshatarëve për nevoja të ushtrisë. Sepse ka pasur nevojë me bart ushtrinë. Kjo veturë është përdorur deri kohën kur e kam tërheq unë dhe është vendosur në një mal, ku në të njëjtën pjesë e kam bartur edhe Mujën e plagosur”, ka shtuar Krasniqi.
Sipas tij, me veturë është bartur edhe dëshmori Mujë Krasniqi gjatë kohës që ishte i plagosur dhe shërimin e bënte në Likovc, në Drenicë.
“Kur e kam larguar Mujën – në gjendje të plagosur – me veturë dhe e kemi dërguar te një mal këtu në afërsi, forcat serbe me pas e kanë marrë e kanë bartur veturën. Pas luftës automjeti është gjetur në fshatin Dollc të Klinës. Unë e kam dalluar për shkak të shenjës që ka qenë ne veturë, vendi ku ishte plagosur Beqir Sefa, respektivisht dhëndri i familjes”, ka theksuar Krasniqi.