Deputetja, Ganimete Musliu, ishte protagoniste e emisionit të verës në T7, ku solli një rrëfim krejt ndryshe nga vendlindja e saj, për fëmijërinë, familjen, shkollimin, futjen në politikë, dhe jo vetëm.
Javëve të fundit ajo ishte shumë aktive në rrjete sociale ku u shfaq duke vozitur traktor.
Në fshatin e saj të lindjes, në Baks, ajo i ka bërë një xhiro me traktor ekipit të T7 dhe pos tjerash ka treguar se si një vajzë e lindur në një familje me 5 motra dhe një vëlla, nuk ka nguruar asnjëherë të bëjë edhe punët e shtëpisë dhe fshatit.