“Në Kosovë mund të luash futboll veç nëse babai yt e njeh dikë”

 

Donat Rrudhani ka dhënë një intervistë interesante për mediumin zviceran, Blick – duke shfaqur edhe pikat e dobëta të futbollit kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë janë mundësit tejet të vogla që të depërtosh, shkaku se i gjithë procesi shkon me nepotizëm.

Në një moment, babai i mesfushorit e kuptoi se perspektivat për tre fëmijët e tij në Kosovë janë praktikisht inekzistente. Shembuj të shumtë ia kishin bërë të qartë këtë. Kështu ai vendos të emigrojë.

23 vjeçari ishte lindur në Kamenicë dhe kishte jetuar aty për disa vite para se familja e tij të emigronte drejt Francës.

Lojtari kosovar këtë verë nënshkroi me Young Boys në Zvicër pas eksperiencave që i pati në CO Langres, Troyes AC e FC Brunstatt me të rinjtë, për të vazhduar më pas me ekipet seniore Timau Basel, Black Stars Basel dhe Aarau.