Ai ka thënë se është çështje marrëveshje nëse do të jetë në Graçanicë apo në Mitrovicë, por se “sigurisht është me rëndësi të madhe që të jetë në Kosovë”.
“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë”. Ata gjithashtu mund të vizitojnë një numër të madh të kishave, manastireve dhe monumenteve historike serbe, të cilat sigurisht që do të ndiqen nga mediat vendase dhe ndërkombëtare me vëmendje të madhe”, tha Obradoviq, përcjell Dveri.
Ai gjithashtu vlerësoi se Kuvendi i Serbisë me konstituimin e tij mund të “refuzojë publikisht” kërkesën e Parlamentit Evropian për njohjen e pavarësisë së Kosovës në një seancë të posaçme dhe të kërkojë që negociatat e mëtutjeshme për Kosovën të kthehen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.