Komuna e Skenderajt në vendin e 4-të për zbatim të masave anti-Covid-19

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, kryetari Jashari ka bërë të ditur që Komuna Skenderaj është rënditur në vendin e 4-të në nivel vendi sa i përket zbatimit të masave anti- COVID-19 në shkolla.

Ky rezultat është nxjerrë nga Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Masave Anti-Covid në Shkollat e Kosovës, realizuar nga organizatat “Edu Task” në bashkëpunim me “BIRN” dhe me përkrahje të “Friedrich Ebert Stiftung”.

 

 

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit tonë të përbashkët në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tonë krahas ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat e komunës sonë.

Vazhdojmë…”, shkruan Jasahri në Facebook.

/RTV-Okarina/