Altin Krasniqi, djali i ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi martohet sot.
Lajmin e ka bërë të ditur U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku shkruan “Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati i keq e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”.
Kujtojmë se ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte.