Të burgosurit fermerë të Burgut të Dubravës (Video)

Koha ka ardhur që të burgosurit në Burgun e Dubravës, të korrin atë që kishin mbjellur.

Procesi i korrje-shirjeve i 10 hektarëve grurë që janë të mbjella në hapësirat e këtij burgu, po zhvillohet pa asnjë telash.

Të burgosurit po punojnë, kurse stafi i burgut po monitoron.

Ndërkohë bëhet e ditur se çka do të bëhet me sasinë e grurit që do të përfitohet.

Januzaj tregon edhe për punën që bëjnë të burgosurit këtu.

Burgu posedon mjete të ndryshme të punës..

Edhe për to kujdesen të burgosurit.

Njëri nga ta tregon se këtë traktor e rregulli vet, edhe pse kishte pasur dëmtime serioze.

Tashmë ky mjet është i gatshëm për përdorim.

Me të do të grumbullohen thasët e mbushur me grurë.

Korrja e 10 hektarëve gururë nuk mund të përfundonte për një ditë, prandaj gruri i grumbulluar u bë gati të nisej për në mulli.

Ndersa, këta kashtë do të mbetet në këto hapësira për të përmbushur nevojat e dhjetëra bagëtive që mbahen në këtë burg, e për të cilat po ashtu kujdesen të burgosurit.

Në Burgun e Dubravës gjithashtu në disa ari tokë kultivohen pemë të ndryshme, derisa një fermë e pulave është në ndërtim e sipër.