Mërgimtarit i konfiskohet pasaporta gjermane, mbetet në Kosovë

 


Nga burimet mësuam se i dyshuari A.B., 32-vjeçar është prangosur pasi Policia mori informacionin dhe ndaloi veturën në të cilën ndodhej.

Pas arrestimit, burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se mërgimtarit i është gjetur një armë me mbi 20 fishekë që u sekuestruan nga zyrtarët policorë bashkë me gëzhojat e gjetura.

Të shtënat me armë e lanë mërgimtarin edhe pa pasaportën gjermane, dokument ky që i është konfiskuar.

Sinjali mëson se autoritetet kanë marrë vendim që ta njoftojnë Ambasadën gjermane në Kosovë lidhur me këtë rast, ndërkohë që hetimet ndaj të dyshuarit kanë nisur për armëmbajtje pa leje.