Rezultatet laboratorike: Lumi Drenica i ndotur nga ujërat e zeza

Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) ka prezantuar rezultatet laboratorike të lumit Sitnica dhe Drenica. Këto rezultatet prezantohen në kuadër të kampanjës “Clean Water Crisis” (Kriza për ujë të pastër) që PEN është duke realizuar.

Përmes një njoftimi, PEN bën të ditur se kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.

“Në bazë të direktivës evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza. Poashtu, ju sjellim edhe rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Sitnica. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum kemi marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë”, thuhet në njoftim.

Në tabelë e përgatitu nga PEN vërehen parametrat kimikë dhe fizikë.

Vlerat me ngjyrë portokalli  dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë.

Sipas njoftimit, këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Tabelat: