E dhimbshme: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur, dyshohet se kreu vetëvrasje…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Kolukaj në Prishtinë. Djali 22-vjeçar, Arianiti, u gjet pa shenja jete në rrugën “Vasil Andoni, ku sipas informacioneve të para dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Posa Emergjenca dhe Policia morën informacionin, dolën në vendin e ngjarjes, ku edhe u konfirmua vdekja e të riut, teksa nuk dihen motivet që e shtynë të ndjerin t’i jap fund jetës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të konfirmohet shkaktari i vdekjes së tij.