Komisioni Qendror i Zgjedhje njofton të gjithë personat që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.
KQZ bën të ditur se nga rreth 2000 persona të kontakutar, mbi 75% prej tyre janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.
Ky është njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.
KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.
KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.
/RTV-OKARINA