Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës, në dhjetëshen e parë të së cilës janë: Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu dhe Haxhi Shala.
Numrin dy kësaj radhe e mbanë Shemsedin Dreshaj, profesor universitar- specialist i sëmundjeve infektive i cili ka aderuar së fundi në këtë parti.
Kontributi i tij si mjek gjatë luftës së fundit, si ish drejtor në Kliniken Infektive të QKUK-së e sidomos tani në periudhën e pandemisë ishte jashtëzakonisht i madh.
/RTV-OKARINA