Një aksident në trafik ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës.
Sipas dëshmitarëve, e lënduara ishte duke u larguar nga objekti i Gjykatës.
Bëhet fjalë për prokuroren Lumturije Hoxhën.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka konfirmuar se aksident ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë.
“…si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.