Me datë 20.07.2022, qytetari D.S., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 20.07.2022.
Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla.