Lulëzon kanabisi në Malishevë, mbillen parcela me bimë narkotike

 

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Nartokikë pas pranimit të një informacioni lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në një fshat të Malishevës, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme duke aplikuar masat e fshehta të mbikëqyrjes dhe hetimit për identifikimin dhe mbikëqyrjen të vendndodhjes/fushës së mbjellë me bimë narkotike.

Me datë 15.07.2022 njësitet kompetente policore pas përpunimit të informacionit sipas procedurave në fuqi, kanë shkuar në lokacionin e lartpërmendur dhe kanë identifikuar 2720 copë bimë narkotike të mbjella të llojit Cannabis Sativa. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A.M. mashkull/Kosovar dhe bastisja është bërë në shtëpinë dhe objektet shtesë të të dyshuarit.

Gjatë bastisjes, në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar:

Katër (4) plumba kalibri i panjohur,
Një automjet/kombi targat vendore të regjistrimit,
Përgatitjet që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu gjatë kontrollit të terrenit jashtë shtëpisë së të dyshuarit, në një parcelë tjetër janë gjetur 928 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (fidane) të llojit të njëjtë.

idhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët narkotike janë larguar dhe shkatërruar dhe një sasi e tyre janë marrë për ekzaminim. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.