Diskoteka publike dhe ekspozimi i femijëve para pijeve alkoolike në Skenderaj

 

Fadil Nura po krenohet me idetë e Ramiz Shalës. Dikur e kritikonte Ramizin, tash e imiton atë! Çfarë e ka pështyrë dje, sot e lëpinë! Dhe, nuk e ka problem.

Shkruan: Hysni Mehani

Të gjithëve na kujtohet se si PDK kishte nxitur valën e reagimeve kundër organizimit në shesh nga ana e komunës së Skënderajt që atëbotë udhëhiqej nga Bekim Jashari.

Disa foto të Fjolla Morinës ishin skandaloze me të vërtetë.

Por çfarë ka ndryshuar nga ky organizim tash në kohën e qeverisjes së PDK-së, përveçse në binë nuk është Fjolla Morina?

Asgjë nuk ka ndryshuar! Përveçse PDK ndihet krenare me këtë zbulim të Ramiz Shalës, zbulim i cili sheshin e shndërron në diskotekë publike dhe fëmijët i ekspozon para pijeve të ndryshme alkoolike.

Në rrethana normale, do duhej të shkruhej, sheshi +18. Për të hyrë në një diskotekë me të tilla pije, fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, atje ku jetojnë, duhet të dëshmojnë se janë + 18, minimumi +16. Këtu ato pije i gjejnë në sheshin kryesor të qytetit, me një çmim më të lirë dhe pa nevojën për të dëshmuar moshën + 18.

Çudia nuk mbaron këtu. Në shesh është shtuar numri i banakëve që i shërbejnë këto pije, për dallim nga vitet e kaluara. Rrugën e bllokon tërësisht banaku që mban emrin e biznesit të anëtares së kryesisë së PDK-së. Ai banak, në të cilin, Fadil Nura, i kishte lënë me mija euro në dreka e darka zyrtare. Ai banak, në të cilin, Fadil Nura, i kishte detyruar nxënësit e shkollave të mësme t’i mbajnë mbrëmjet e maturës. Ai banak, që vitin e kaluar nuk ishte fare, ose edhe nëse ishte, ishte i barabartë me të tjerët, tash e zë rrugën tërësisht, dhe atë, midis sheshit.

Sa më shumë banakë, aq më shumë fitim! Sepse çdo banak, ka çmim! Banaku që e bllokon rrugën, mban emrin e biznesit të anëtares së kryesisë së PDK-së. Ai banak nuk ka çmim, ai është banaku i partisë dhe për shpërblim ka bllokimin e sheshit. Banakut të partisë i lejohet bllokimi i sheshit. Në librat orwellian, banaku i partisë nuk e zë rrugën, ai është aty për të hapur rrugën.

Alkool, muzikë, dehje dhe komuna që bën rolin e klubit të natës, duke i njoftuar qytetarët se kush është këngëtari/ja e radhës në diskotekën publike.

Komuna duhet të ndalojë shitjen e pijeve me përmbajte alkoolike për personat nën 18 vjeç. Komuna duhet ta largojë banakun e partisë nga bllokimi i sheshit dhe ta barazojë atë me të tjerët, ndërsa, Fadil Nura, duhet t’i kërkojë falje Ramiz Shalës! Sugjeroj tekstin; “më fal Ramiz, ti je si unë, në mos shumë më i mirë se unë.”

P. S.

Me llojin e muzikës që po përformohet sonte në shesh, të shpresojmë se do të shpëtojnë venat e u.d kryetarit.