E tmerrshme: Në këto kushte barten pacientët në njërën nga Klinikat e QKUK-së

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës mundojnë shumë gjëra, duke filluar nga infrastruktura, kushtet e punës e deri tek stafi mjekësor.

Në bodrumin e klinikës Emergjente, aty ku kryhen disa ekzaminime mjekësore në aparatura, gjendja shihet e mjerueshme.

Dyshemeja e prishur, aty ku barten pacientët, mund edhe t’u shkaktojë lëndime trupore të njëjtëve.

As muret aty, nuk janë në gjendje më të mirë.

Lexues të Nacionales, kanë sjellë përmes një videoje e fotove situatën prej atje.