Presidentja Osmani duhet të apelon tek i dërguari i posacëm Mirosllav Lajcak që dialogu nuk do të duhet të vazhdohet derisa edhe mbi 800 trupat e humbur nuk gjinden dhe rikthehen në Kosovë, si dhe mos të luhet më me Serbinë, por të kushtëzohet në çdo fushë të veprimtarisë në Kosovë dhe Serbi.
Kosova nuk duhet të jetoj me të kaluarën. Kanë kaluar thuajse 23 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, por as nuk duhet të harrohet. Kosova duhet ta luaj një rol pozitiv por edhe duhet të kerkojë nga Serbia me çdo kusht që ti pranojnë krimet që i kanë bërë në Kosovë, nuk duhet të tolerohet më. Gjithashtu Qeveria e Kosovës posaçërisht Kryeministri Kurti duhet që ti bëj presion BE-s që të kërkojë nga Serbia lokacionet e varrezave masive ku gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 3000 persona, ku për fat të mirë shumica janë gjetur, por që edhe një pjesë ende nuk dihet ku janë. Presidentja Osmani duhet të apelon tek i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajcak që dialogu nuk do të duhet të vazhdohet derisa edhe mbi 800 trupat e humbur nuk gjinden dhe rikthehen në Kosovë, si dhe mos të luhet më me Serbinë, por të kushtëzohet në çdo fushë të veprimtarisë në Kosovë dhe Serbi. E dimë të gjithë që Serbia nuk do ta njeh Kosovën si shtet, gjë që aspak nuk iu intereson qytetarëve, por ajo çka dëshirojnë qytetarët është që ti tregojë Serbisë që më nuk jemi në vitet e 90-ta dhe që Millosheviqi është i vdekur. Prandaj ekspertët e së drejtës duhet që ti përgadisin faktet sa më shpejtë që është e mundur për ta paditë Serbinë për gjenocidin në Kosovë, si dhe të kërkohen ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në masakrën e Reçakut. ANALISTI-Dardan Grapci