Qeveria amerikane është përkujdesur që ta zbatojë dënimin me vdekje ndaj një të burgosuri vetëm pesë ditë para largimit nga pushteti.
Dustin Higgs nga Indiana u ekzekutua pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e tri grave në vitin 1996. Ai vdiq nga injeksioni vdekjeprurës në orën 1 e 23 minuta pas mesnatës, sipas kohës lokale.
Ekzekutimi i tij është rasti i trembëdhjetë vetëm nga korriku i vitit të kaluar që qeveria qendrore amerikane zbaton dënime me vdekje pas një pauze 17-vjeçare, shkruan BBC.
Administrata e Trumpit është kritikuar se është ngutur që t’i zbatojë këto dënime, me ç’rast edhe e ndërpreu tradiën 130-vjeçare që të burgosurit e dënuar me vdekje të mos ekzekutohen gjatë periudhës së ndërrimit të qeverive.
Higgs u dënua me vdekje në vitin 2001 për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së tri grave: Tanji Jackson, Tamika Black dhe Mishann Chinn.
/RTV-Okarina/