Nesër varroset veterani i UÇK-së, i sjellë nga Gjermania pas vdekjes nga sëmundja e rëndë

Nesër  në ora 15:00, bëhet varrimi i Lumni Gashit nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, i cili ndrroi jetë nga një smundje e rëndë  në Gjermani, shkruan RTV Okarina.

Lajmin për këtë e ka dhënë bashkëvendasi i tij nga fshati  Ngucat, Amrush Elshani, i cili në rrjetin social facebook ka shkruar:

“Njoftim:

Të nderuar Ju njoftojmë se nesër ditë e djelë, datë 17.07.2022, në ora 15:00, bëhet varrimi i Lumni Gashit nga fshati Ngucat i Komunè së Malishevës, i cili ndrroj jetë nga një smundje e rënd në Gjermani .
Lumniu ishte veteran- invalid i i Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves të Brg. 138 “Agim Ramadani”- Koshare.

Vend- varrimi: Varrezat e Kompleksit Memorial- Koshare.
Nisja nga Ngucati bëhet në ora 12:00h,
(te shkolla) me autobus Maxhunaj Reisen.
Kush dëshiron të marrë pjesë transporti është siguruar nga Familja.

Ngushllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!”.